MPPS: Për përmirësim të shërbimeve sociale, 10.8 milionë euro në dispozicion të komunave

02.01.2020 18:45

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje komunave.....

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje komunave të cilat paraprakisht në thirrje publike kanë shfaqur gatishmëri të zhvillojnë shërbime sociale në nivel lokal, të paraqiten në thirrjen publike për financimin e projektit për zhvillim të shërbimeve.

Afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave është 30 prilli i këtij viti.

Siç informon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, njëra ndër qëllimet kryesore të Projektit është zhvillimi dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve sociale në bashkësitë lokale, në pajtim me nevojat e qytetarëve dhe rritjen e qasjes deri re shërbimet sociale dedikuar grupeve të ndjeshme të qytetarëve, personave të moshuar, personave me aftësi të kufizuara dhe personave të tjerë, për çfarë janë siguruar gjithsej 10,8 milionë euro, për një periudhë të implementimit prej pesë vjet. Shërbimet sociale prioritare të cilat do të financohen janë shërbimet në shtëpi-asistencë sociale dhe ndihmë dhe përkujdes në shtëpi, si dhe shërbimet në bashkësi – shërbime  ditore/qendra ditore dhe jetë të mbështetur.

“Komunat të cilat do të shfaqin interes për marrjen e grandit për zhvilli  të shërbimeve sociale, do t’u sigurohet mbështetje e drejtpërdrejt për përgatitjen e dokumenteve për aplikim, duke i përfshirë edhe propozim-projektet nga ana e kompanisë së angazhuar për këtë qëllim në suaza të Projektit, si dhe mbështetje nga ana e personave të angazhuar në suaza të njësisë projektuese”, thuhet në kumtesën e MPPS-së.