Kryesimi i Shqipërisë me OSBE-në, Rama paraqet objektivat gjatë kryesimit
Faqja zyrtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE....

Faqja zyrtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE, ka paraqitur objektivat e Shqipërisë gjatë kryesimit me këtë organizatë.
Marrja e kryesisë së radhës së OSBE-së është një moment historik për Shqipërinë duke qenë një vend nën regjimin mizor komunist që kundërshtoi Aktin Final të Helsinkit dhe ne ndihemi të nderuar të udhëheqim këtë organizatë.
Kryesia e OSBE-së shënon pikën kryesore të transformimit tonë të rëndësishëm, deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama në marrjen e postit të Kryetarit në Detyrë të organizatës rajonale të sigurisë", shkruhej në Faqen zyrtare të OSBE-së.
“Vizioni ynë për kryesinë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020 udhëhiqet nga tre objektiva të rëndësishme, përqendrimi në baza duke zbatuar së bashku dhe me mirëbesim, tërësinë e angazhimeve tona politike, ndryshime në terren, qoftë këto në parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti, monitorimit të zgjedhjeve ose mbështetjen e reformave, apo përmirësimit të sigurisë dhe prosperitetit të qytetarëve tanë dhe duke vazhduar forcimin e dialogut të frymëzuar nga 30 vjetori i Marrëveshjes së Parisit”, - deklaroi Rama, i cili më 9 janar në Vjenë do t’i paraqesë përparësitë e kryesimit të Shqipërisë me OSBE-në.
