Botë

Vritet gjenerali Soleimani, tensionohet situata ShbA-Irak

03.01.2020 09:26

Forcat amerikane në Irak kanë vrarë kreu i forcave elite të Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneralin Kasem Soleimani....

Gjenerali po udhëtonte drejt  aeroportit të  Bagdadit, bashkë me milicitë e përkrahura nga Irani, kur u qëllua nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara.  Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se “hakmarrje e ashpër i pret kriminelët”, që qëndrojnë prapa këtij sulmi. Ambasada amerikane në Bagdad u ka kërkuar të gjithë shtetasve të saj që të largohen menjëherë nga Iraku pas sulmeve ajrore.
 
Gjenerali 62-vjeçar, është konsideruar figura e dytë më e fuqishme në Iran, pas Khameneit. Forcat e tij elite, Quds, i kanë raportuar drejtpërdrejt liderit suprem Khamenei dhe ai është cilësuar si figurë historike kombëtare. Shtetet e Bashkuara e cilësojnë komandantin dhe forcat e tij si terroristë dhe e bëjnë  përgjegjës për vdekjet e qindra personave që kanë qenë pjesë e personelit amerikan.