Botë
Darfur West, rrëzohet avioni ushtarak, vdesin 18 persona
03.01.2020 10:03
Një avion ushtarak sudanez është rrëzuar në shtetin Darfur West, duke vrarë të paktën 18 njerëz, përfshirë 4 fëmijë....

Avioni u rrëzua pesë minuta pasi u ngrit nga një aeroport në kryeqytetin shtetëror El Geneina. Avioni kishte ofruar ndihmë në zonë, ku gjatë ditëve të fundit ka pasur përleshje vdekjeprurëse mes grupeve etnike.
Një zëdhënës i ushtrisë ka deklaruar se midis viktimave ishin 7 anëtarë të ekuipazhit, 3 gjyqtarë dhe 8 civilë, 4 prej tyre fëmijë. Hetimet po vazhdojnë, ndërsa tani për tani nuk ka të dhëna për shkaqet e rrëzimit të avionit. Përleshjet shpërthyen midis grupeve arabe dhe afrikane në El Geneina, të dielën natën dhe vazhduan edhe gjatë ditës së hënë.
