Maqedoni
Programi për konkurrencë, marrëveshje RM - BE
29.09.2014 15:08
Maqedonia ka nënshkruar sot marrëveshje me Brukselin për pjesëmarrje në programin e BE-së për konkurrencë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme 2014–2020...

Maqedonia ka nënshkruar sot marrëveshje me Brukselin për pjesëmarrje në programin e BE-së për konkurrencë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme 2014–2020. Marrëveshjen e nënshkruan ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri dhe komisari i Drejtorisë së Përgjithshme për Ndërmarrje dhe Industri pranë Komisionit Evropian, ambasadori Neli Feroçi.
Marrëveshja ka për qëllim nxitjen e konkurrencës së kompanive përmes qasjes më të mirë në financa, shërbime të biznesit për përkrahjen dhe promovimin e sipërmarrësisë për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, sipërmarrës ekzistues dhe potencial dhe organizatat e biznesit për përkrahjen e zhvillimit të biznesit.
„Qëllimet kryesore të këtij programi, buxheti i tërësishëm i të cilit për arrin vlerën prej 2,3miliardë euro, janë përforcimi i konkurrencës dhe qëndrueshmërisë së ndërmarrjeve, veçanërisht të ndërmarrjeve të vogla dhe mesme si dhe nxitja e kulturës sipërmarrëse dhe promovimi i krijimit dhe zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme . Do të thotë se grupi qëllimor janë ndërmarrjet e vogladhe të mesme, sipërmarrësit, organizatat e biznesit për përkrahje, administratat rajonale dhe nacionale, ndërsa kohëzgjatja është në periudhë prej 2014 deri në vitin 2020, ku për këtë arsye dëshiroj të apeloj bashkësisë së biznesit që të aplikoj me një numër sa më të madh dhe me projekte më cilësore dhe të kyçet në realizimin e Programit të BE-së për konkurrencë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme KOCME. Duke nxitur konkurrencën e kompanive do të kontribuojmë për një zhvillim më të madh ekonomik, ndërsa nga ana tjetër edhe njëherë do ta tregojmë pjekurinë dhe gatishmërinë tonë si vend të qasemi barabartë drejt familjes evropiane”, deklaroi Neziri pas nënshkrimit.
Ky program paraqet vazhdimësinë e programit për konkurrencë dhe inovacione CIP (2007-2014) për të cilën kompetente ishte Ministria e Ekonomisë dhe e cila krijoi kornizë për përkrahjen e sipërmarrësisë, produktivitetit, inovacionit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm.
