Maqedoni

Zaev nënshkruan dorëhqjen, qeveria teknike kompletohet brenda ditës

03.01.2020 10:59

Kryeministri Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit....

Aktin e nënshkrimit të dorëheqjees e  konfirmoi vet ai mëngjesin e kësaj të premte, ndërsa tha se pret që brenda ditës procedura e mëtutjeshmë të përfundojë në Kuvendin Republikan.  
 
“Këtë mëngjes në orën 8.30 Qeveria nis punën dhe unë isha atje, firmosa dorëheqjen time, në përputhje me Marrëveshjen dhe në bazë të Ligjit për Qeverinë. Besoj se pas firmosjes së  dokumentit  gjatë ditës në Parlament të fillojë procedura për të mundësuar miratimin e qeverisë teknike.”,- tha Zoran Zaev, kryeministër në dorëhqje.
 
Kryeministri në largim Zoran Zaev pranon se dita e sotme do të jetë e gjatë, por  nuk pret që gjatë punimeve të Kuvendit  rreth zgjedhjes së qeverisë teknike, të paraqitet ndonjë problem i theksuar.
 
"Do të duhet të kaloj pa probleme dhe duhet të jetë normale nëse jemi një vend normal pasi zgjedhim një qeveri të përbashkët. Do të potencoj edhe njëherë se kjo praktikë e Qeverisjes ishte edhe në vitin 2016 me kërkesën tonë. Me konstatimin e dorëhqejes time sigurisht do të bëhet një pauzë që kandidati i ri për kryemnisitër, Oliver Spasovski të merr mandatin  dhe të ti deponoj në Kuvend propozimet e kabinetit të tij. Propozimet janë dy paketa, e para është ministrat e qeverisë dhe e dyta janë zëvëndës ministrat. Kjo është e ashtuqujtura Qeveri e Përzhinës e cila ka për detyrë ti përgatisë zgjedhjet demokratike të cilën janë edhe pritshmëria e qytetarëve, gjithsesi edhe pritja im që të kemi vërtetë zgjedhje për kryeminsitër.",- tha Zaev.
 
Pas tejkalimit të dallimeve rreth ministrit të brendshëm, Qeveria teknike, me kryeministër, Oliver Spasovskin, duhet të votohet sonte para mesnatës. Pas nënshkrimit të dorëheqjes  nga posti i kryeministrit e njejta duhet të konstatohet nga Kuvendi  dhe me këtë I hapet rruga  formimit të qeverisë kalimtare qëllimi I së cilës është  organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve të dakorduara për 12 prill. Me këtë propozim të VMRO-DPMNE-së nuk shkelet Kushtetuta, pasi nuk bëhet fjalë për person ushtarak dhe të uniformuar dhe nuk është nën hetim. 
 
ZEKIRJA MEXHITI