Maqedoni

Kuvend, deri në mesnatë pritet zgjedhja e qeverisë teknike

03.01.2020 11:23

Kuvendi në seancë plenare pritet të konstatojë dorëheqjen e Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit....

Me shkarkimin e qeverisë politike, i hapet rruga formimit të qeverisë kalimtare, e cila duhet t’i organizojë zgjedhjet e dakorduara për më 12 prill.
 
Deri në zgjedhjet e 12 prillit, vendin do ta drejtojë qeveria teknike, Kuvendi republikan deri në mesnatë pritet që të zgjedhë Qeverinë e re kalimtare me në krye kryeministër teknik, Oliver Spasovskin. Në kuadër të qeverisë kalimtare, VMRO propozon ministrin e punëve të brendshme, si dhe ministrin e punës dhe politikës sociale. Zëvendësministra opozita maqedonase do të ketë në Ministrinë e Financave, në Ministrinë e Shoqërisë Informatike, si dhe në Bujqësi.
 
Pas nënshkrimit të dorëheqjes së Zaevit nga pozicioni i kryeministrit, i mbetet kuvendit që në seancën e parashikuar vetëm të konstatojë të njëjtën. Zoran Zaevi nga funksioni kryeministër largohet  pas 2 vite e 7 muaj në pushtet, për t’ia lëshuar rrugën formimit të qeverisë teknike, e cila duhet t’i organizojë zgjedhjet e 12 prillit.