Maqedoni
Rasti “Zhvatja”, dëshmon prokurorja Elizabeta Josifovska
03.01.2020 12:00
Në Gjykatën Penale vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Zhvatja”....

Në Gjykatën Penale vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Zhvatja”, ku pritet të dëshmojë prokurorja, Elizabeta Josifovska, zëvendëse e ish-prokurores speciale, Katica Janeva.
Si dëshmitarë janë paraqitur afaristi Orce Kamçev, bashkëshortja e tij Ana, afaristë të ndryshëm dhe ish të punësuar në 1TV - pronë e të akuzuarit Bojan Jovanovski – Boki 13, Katica Janeva dhe Zoran Milevski – Kiçeec. I akuzuari i parë Jovanovski, dyshohet se e ka kryer veprën penale “larje parash dhe të ardhura tjera nga veprat penale”. Përderisa të akuzuarit, Janeva dhe Milevski, akuzohen për veprën penale “pranim të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”.
E akuzuara e dytë, Janeva, po ashtu ngarkohet për veprën penale “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare”. Këtë lëndë e udhëheq gjykatësja, Vaska Nikollovska – Masevska, dhe gjendet në fazën e prezantimit të dëshmive verbale. Në seancën e parë për rastin “Zhvatja”, i akuzuari i tretë, Zoran Milevski, e pranoi fajin dhe u dënua me 3 vjet heqje lirie.
