Botë
Vrasja e gjeneralit iranian, Kina: Të ruhet qëndrueshmëria në Mesdhe e në Gjirin Persik
03.01.2020 14:01
Kina e nxit ShBA-në që të tregojë qetësi dhe vetëpërmbajte....

Pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani, zëdhënësi i diplomacisë kineze Geng Shuang u shpreh sot në Pekin se pala kineze e kundërshton gjithmonë përdorimin e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare
"Po e ndjekim me vëmendje të madhe këtë ngjarje. Pala kineze e ka kundërshtuar gjithmonë përdorimin e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bën thirrje që palët e ndryshme t'u përmbahen parimeve të Kartës së OKB-së dhe normave bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare. Sovraniteti dhe tërësia territoriale e Irakut duhet të respektohen dhe duhet të ruhen paqja e qëndrueshmëria në Mesdhe dhe në rajonin e Gjirit Persik. Ne i nxisim palët përkatëse, sidomos palën amerikane, të tregojnë përmbajtje e gjakftohtësi për të parandaluar përshkallëzimin e tensionimit të gjendjes", tha zëdhënësi Geng, shkruan CRI./Ora News
