Botë

Francë, një muaj protesta kundër reformës së pensioneve

03.01.2020 14:39

Greva e punëtorëve të transportit në Francë kundër reformës për pensione ka hyrë në ditën e 29-të...

Greva e punëtorëve të transportit në Francë kundër reformës për pensione ka hyrë në ditën e 29-të, duke shënuar protestën më të gjatë të zhvilluar ndonjëherë nga maji i vitit 1968.
 
Plani industrial kundër presidentit francez, Emmanuel Macron për reformën e pensioneve ka goditur më së shumti shërbimet e trenave. Sipas këtyre reformave, ata që dalin në pension para moshës 64-vjeçare do të marrin pension më të ulët. Qeveria ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për ta bërë sistemin më të drejtë, por sindikatat pretendojnë të kundërtën.
 
Diskutimet mes tyre dhe  qeverisë pritet të zhvillohen në 7 janar. Macron nuk ka ndërmend të heqë dorë nga plani i tij. Protestat kanë shkaktuar  kaos në gjithë Francën. Transporti hekurudhor dhe ai ajror, nuk funksionojnë