Maqedoni
Kultivuesit e kanabisit mjekësor: Xhaferi të caktojë seancë për ndryshim të ligjit
03.01.2020 16:16
Shoqata e Kultivuesve të kanabisit mjekësor “Makkanabis”, i bën thirrje kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit....

Shoqata e Kultivuesve të kanabisit mjekësor “Makkanabis”, i bën thirrje kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit, që të caktojë sa më shpejt një seancë për të miratuar me procedurë të shkurtuar Ligjin për Kontrollin e Lëndëve Narkotike.
“Tashmë tre vite po luftojmë për ndryshime në ligj dhe ka ardhur koha, sepse qeveria ka bërë punën e saj, janë marrë vendimet e nevojshme dhe rreth 60% kanë bërë ndryshime në të.”,- deklaroi kryetari i Shoqatës së Kultivuesve të Kanabisit Mjekësor, Kostadin Dukovski.
“Makkanabis” kërkon nga Qeveria ta rikthejë të plotësuar në Kuvend propozim ligjin për kontrollimin e lëndëve narkotike, pasi që ka një sasi të madhe të rezervave të lules së thatë të kanabisit, që rrezikon të prishet ose të vidhet. Kërkojnë t’ju lejohet edhe që ligjërisht të eksportojnë produktet e tyre të kanabisit.
REJHANE BUSHI METAJ
