Maqedoni
Afatet filluan të rrjedhin. Kontrolloni a jeni ende pagues të TVSh-së
03.01.2020 16:52
Të gjithë personat fizikë dhe juridikë të cilët deri në vitin 2019 kanë pasur fitim nën 2 milion denarë...

Të gjithë personat fizikë dhe juridikë të cilët deri në vitin 2019 kanë pasur fitim nën 2 milion denarë dhe janë të regjistruar si tatimpagues të TVSh-së, deri më 15 janar duhet të çregjistrohen nga regjistri i paguesve të TVSh-së. Ndërkohë, ata të cilët kanë pasur fitim prej mbi 2 milion denarëve, duhet të regjistrohen si pagues të TVSh-së, deri në datën e paraparë.
Aplikimet për regjistrim mund të dërgohen me postë, personalisht në Zyrën Rajonale të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, ose në mënyrë elektronike në etax.ujp.gov.mk. Edhe procedura e çregjistrimit bëhet në mënyrën e njëjtë. Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Ministria e Financave kanë hartuar tashmë një doracak me informacione që do t'i ndihmojë qytetarët dhe kompanitë për çdo problem në lidhje me regjistrimin e më kryesorja, të informohen. Për pragun e ri dhe kush ka ose nuk ka detyrim si pagues i TVSh-së. Doracakun mund ta gjeni në faqen e internetit të Ministrisë së Financave.
Tatimpagues të tatimit mbi vlerën e shtuar mund të jenë të gjithë personat juridikë dhe fizikë, si dhe shoqatat e personave që kryejnë veprimtari ekonomike. Pragu i paguesit të TVSh-së u rrit nga 1 milion denarë në 2 milion denarë nga fundi i vitit të kaluar me qëllim për të ulur barrën administrative për qytetarët dhe bizneset. Ndryshimet e reja në ligj ndryshojnë edhe periudhën për të cilën tatimpaguesi është i detyruar të qëndrojë në sistemin e TVSH-së. Kjo periudhë është zvogëluar nga pesë në tre vjet.
BELINDA KOKA ADEMI
