Maqedoni

Akuzat për rastin “Zhvatja 2”, Remenski: Vendimi, i shpejtuar dhe absurd

03.01.2020 17:12

Pas akuzave për përfshirje në rastin “Zhvatja 2”, ka reaguar deputetja, Frosina Remenski....

Për akuzën ka mësuar nga mediat, por vendimin e cilësoi si të nxituar dhe absurd, sepse nuk kishte prova kundër saj. 
 
“Absurd do të jetë që secili politikan në të ardhmen, i cili do të mundohet të japë përkrahje për nismë ose ide qytetare, të jetë i dyshuar apo i akuzuar, duke pasur qëllim të mirë si politikan apo deputet. Prandaj paralajmëroj reforma në Prokurorinë Publike dhe pres bashkëpunim me ministrin e ri të punëve të brendshme, por edhe shanse që opozita të tregojë konstruktivitet. Jam e bindur se në këtë procedurë qesharake në fund do të shihet se nuk ka dëshmi të mjaftueshme.”,- deklaroi deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski.
 
Remenski thotë se pas gjithë situatës fshihen lojëra për eliminimin e saj politik, por nuk përmendi emra të personave që po i luajnë këto lojëra.  
 
“Porositë për eliminime politike janë ende në funksion .Struktura të caktuara kanë ambicie politike për këtë qëllim, dëshmi për këtë është se kjo ngjarje po ndodh sot.”,- tha deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski.
 
Remenski nuk pret t’i merret mandati i deputetes. Aktivitetet e saj politike për zgjedhje janë të ngrira, por nuk ka asnjë problem që nuk merr pjesë në përgatitjen e procesit zgjedhor. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI