Maqedoni
Kryeministri teknik mori mandatin nga presidenti
03.01.2020 17:47
Pas votimit të dorëheqjes së kryeministrit Zaev, presidenti Pendarovski ia dha mandatin ish-ministrit të brendshëm...

Pas votimit të dorëheqjes së kryeministrit Zaev, presidenti Pendarovski ia dha mandatin ish-ministrit të brendshëm, Oliver Spasovskit, i cili propozon tani kabinetin kalimtar qeveritar para deputetëve.
“Ju njoftoj se bazuar në nenin 84, alinea 1, e Kushtetutës së RMV-së, në përputhje me nenin 43 nga Ligji për Qeveri dhe propozimin e partisë politike që ka shumicën parlamentare për mandatar për formim të qeverisë kalimtare, për realizim të zgjedhjeve parlamentare, ia ndaj z. Oliver Spasovskit.”,- deklaroi presidenti, Stevo Pendarovski.
“Detyra jonë është që të bëjmë gjithçka që shteti të vazhdojë të përparojë. Do të bëjmë gjithçka që të kemi zgjedhje fer dhe të mundësojmë që qytetarët lirshëm të bëjnë përzgjedhjen e tyre, ndërsa institucionet të vazhdojnë të funksionojnë me dinamikën e njëjtë.”,- tha mandatari për kryeministër teknik, Oliver Spasovski.
Naqe Çulev dhe Rahela Mizrahi janë propozimet e VMRO-DPMNE-së për ministra të Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe Politikës Sociale. Për shkak të organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Kuvendi me propozim të kryeministrit teknik emëron zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Punëve të Brendshme, propozuar nga partia politike në pushtet dhe në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, gjithashtu propozim i pushtetit. Në këtë rast, në këto funksione vijnë Sllavjanka Petrovska dhe Sanella Shrkielj.
Zëvendës, në propozim të opozitës, ka edhe në Ministrinë e Financave, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. VMRO-DPMNE për këto pozita i propozoi Gordana Dimitrieska - Koçoskën, Cvetan Tripunovskin dhe Nevenka Stamenkovska Stojkovskin.
ZEKIRJA MEXHITI
