Maqedoni
Kuvendi zgjodhi qeverinë teknike, qeveria kalimtare merr 101 votat e deputetëve
03.01.2020 18:01
Me 101 vota “për”, asnjë “kundër” e asnjë “të përmbajtur”, Kuvendi miratoi qeverinë teknike të drejtuar nga Oliver Spasovski...

Në fjalimin e tij para deputetëve, kryeministri teknik premtoi zgjedhje korrekte dhe demokratike, por edhe se do të përfundojnë aktivitetet për anëtarësim në NATO dhe BE. Ai tha se udhëheqja e Qeverisë në këtë periudhë paraqet sfida serioze dhe përgjegjësi të madhe personale, profesionale dhe politike.
Nga BDI përkujtuan të arriturat gjatë koalicionimit me LSDM-në, ndryshimet kushtetuese, Ligjin për Gjuhët dhe formimin e Agjencisë, Inspektoratit, Ansamblit Shqiptar të Këngëve e Valleve Popullore, Teatrit për fëmijë, rritjen e rrogave e pensioneve.
Për arritjet ekonomike foli edhe LSDM, duke bërë krahasime me qeverinë e kaluar të VMRO-së. Por, nga opozita maqedonase përkujtuan se social-demokratët erdhën në pushtet me qeveri teknike, e me një të tillë do të largohen nga pushteti. Falënderuan Spasovskin që pas 3 vite e gjysmë pushteti, arriti t’i sjellë në Kuvend të gjithë ministrat.
Nga Aleanca për Shqiptarët thanë se po i vjen fundi qeverisjes katastrofale dhe i vetmi lajm i mirë i ditës është se më në fund zgjedhjet do të mbahen.
