Formohet qeveria teknike, detyrë parësore organizimi i zgjedhjeve, Spasovski: Do të angazhohemi për zgjedhje demokratike

03.01.2020 21:20

Me 101 vota për dhe asnjë kundër apo të përmbajtur....

Me 101 vota për dhe asnjë kundër apo të përmbajtur, kuvendi votoi qeverinë teknike e cila do të organizojë zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit. Qeveria teknike do të udhëhiqet nga kryeministri teknik Oliver Spasovski.

Ai para deputetëve shpalosi programin e tij në 100 ditë qeverisje, ndërkaq u zotua se do të angazhohet në funksionimin e institucioneve dhe realizimin e zgjedhjeve demokratike.

“Organizimi i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike është priorioteti kryesor i qeverisë teknike. Ju sigurojë që unë si kryetar, ministrat, zëvendës ministrat do të marrim gjitha masat që të sigurohen kushte për realizimin e zgjedhjeve të suksesshme parlamentare. Institucionet kompetente do të marrim mbështetje për realizimin e zgjedhjeve.” – tha Kryeministri teknik, Oliver Spasovski.

Deputetët u ‘përplasën’ për qeverisjen Zaev

Pushteti numëroi të arriturat e qeverisë Zaev, por që nuk munguan as kritikat ndaj tyre si nga opozita shqiptare ashtu edhe nga ajo maqedonase.

“Bashkarisht arritëm të bëjmë dygjuhësinë në të gjitha institucionet e shtetit, të rrumbullakësojmë pjesën normative të marrëveshjes së Ohrit, të zgjidhim çështjen e emrit, të mbyllim kontestin me bullgarinë dhe të ndryshojmë kushtetutën.” – tha Artan Grubi nga BDI.

 “Në planin ekonomik, zhvillohemi me tempo normale. Paratë kthehen tek qytetarët, rroga mesatare u rrit ndjeshëm, rriten pagat në shëndetësi, arsim, në kopshtet e fëmijëve, në mbrojtje, polici dhe administratë.” – u shpreh Jovan Mitrevski nga LSDM.

“Zoti Spasovski t’iu falënderoj që sot ia dolët të sillni ministrat në kuvend, pasiq ëpjesa më e madhe e tyre asnjëherë s;jan ëparë këtu, nuk I njohim. Ka një rregull, rregulli thotë si erdhët ashtu do të shkoni. Erdhët me qeveri teknike, do të shkoni me qeveri teknike.” – deklaroi Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.

“Me se mund ta cilësojmë punën e kësaj qeverie për këto tre vite? Mendoj se vetëm me dështime dhe me vetë faktin që nuk arritëm të marrim datë për fillimin e negociatave me BE-në flet shumë.” – theksoi Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët.

Procesi i zgjedhjes së qeverisë së Përzhinës nisi nga orët e mëngjesit pas dorëzimit të dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev në kuvend. Kryeparlamentari Talat Xhaferi konstatoi dorëheqjen jo vetëm të Zaev por edhe mbarë qeverisë politike të drejtuar nga ai.

Zaev zgjodhi të mos arsyetoj dorëheqjen e tij. Më pas presidenti Stevo Pendarovski vendosi t’i japë mandatin Oliver Spasovskit i cili në kuvend propozoi dy ministrat teknik të porpozuar nga VMRO-DPMNE,  Naqe Çulev, ministër teknik i brendshëm dhe Rashella Mizrahi, ministre e punës dhe politikës sociale si dhe pesë zëvendës ministrat teknik.

Qeveria teknike menjëherë pas votimit u prit nga presidenti Pendarovski. (Meral Ismaili, TVM2)