Ministrat dhe Zv. ministrat e VMRO–DPMNE-së, hymë në institucione për të përceptuar gjendjen

03.01.2020 21:41

Ministrat dhe zëvendësministrat teknik dhe plotësues e VMRO-DPMNE-së....

Ministrat dhe zëvendësministrat teknik dhe plotësues e VMRO-DPMNE-së  hynë në institucione. Ata thonë se punën e parë që do ta bëjnë do të jetë kontrolli për të parë gjendjet në  ministritë përkatëse.

“Prioritet i imi si ministër teknik i punëve të brendshme në qeverinë teknike, para së gjithash do të jetë organizimi i zgjedhjeve të qeta, fer dhe demokratike dhe për këtë qëllim do të ndërmerren një spektër i gjërë i masave dhe aktiviteteve në drejtim të prevenimit, eventualisht të  përpjekjeve të strukturave të dhunshme  kriminele dhe strukturave tjera për prishjen procesit zgjedhor” – tha Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

“Puna e parë që do të jetë obligim si ministra gjegjësisht ministra teknik  potësues do të jetë ta shohim gjendjen në ministri drejtpërsëdrejti brenda dhe menjëherë do të angazhohemi të ndërmarrim disa hapa që do të thotë të nesërme më të mirë për qytetarët e Maqedonisë” – u shpreh zv.Ministri plotësues i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski.

“Ajo që qytetarët duhet të jenë të sigurtë është fakti se asnjë pagesë nuk mund të shkojë jashtë kornizës ligjore. Poashtu  çdo gjë që do të bëhet me ryshfet për qëllime zgjedhore do të ndalet” – tha zv.Ministrja plotësuese e Financave, Gordana Dimitriovska.