Trump, Soleimani u vra për të ndalur luftën në Irak
Presidenti amerikan Donald Trump tha se forcat e SHBA-ve e vranë komandantin e lartë ushtarak të Iranit Qasem Soleimani...

Presidenti amerikan Donald Trump tha se forcat e SHBA-ve e vranë komandantin e lartë ushtarak të Iranit Qasem Soleimani “për të ndaluar një luftë, jo për të filluar një të tillë”.
Trump tha se “mbretërimi i terrorit” të Soleimanit kishte “mbaruar” pas një sulmi në aeroportin e Irakut në Bagdad të Premten.
Soleimani kryesoi operacionet e Iranit në Lindjen e Mesme si udhëheqës i forcës Quds të vendit. Irani u zotua për “hakmarrje të rëndë” për vdekjen e tij.
Vrasja shënoi një përshkallëzim të madh në tensionet midis Iranit dhe SHBA-ve. Zyrtarët amerikanë thanë që 3,000 trupa shtesë do të dërgoheshin në Lindjen e Mesme si një masë paraprake.
Ndërkohë, televizioni shtetëror irakian tha se kishte pasur një sulm tjetër ajror në vend, 24 orë pas vrasjes së Soleimanit.
Një burim i ushtrisë irakiane ka deklaruar se gjashtë persona u vranë në sulmin e ri, e cila goditi një kolonë të milicisë irakene në orët e para të mëngjesit të së shtunës me kohën lokale.
Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Turqisë e ka dënuar sulmin ajror amerikan në Irak. Minsitri Mevlut Cavusoglu, ka vlerësuar se ky akt do të “rrisë pasigurinë dhe destabilitetin e rajonit”.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres është shprehur thellësisht i shqetësuar nga rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme.
“Ky është një moment në të cilin udhëheqësit duhet të ushtrojnë përmbajtje maksimale. Bota nuk mund të përballojë një luftë tjetër në rajon”, tha zëdhënësi i sekretarit të OKB-së, Farhan Haq.
