MPB, gjenden dy trupa të pa jetë
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për se në orët e paradites janë gjetur dy trupa të pajetë...

Njëri trup është gjetur tek stadium “ Boris Trajkovski”në lagjen Maxhari dhe tjetri pranë hekurudhës Gjevgjeli-Shkup.
Viktima me inicialet A.C, 35 vjeç u gjet në orën 10:33 të mëngjesit të sotëm, kishte plagë në kokë të shkaktuar nga armë zjarri.
Në vendngjarje policia ka gjetur një karikator, çantë shpine dhe mbajtëse pistolete të zbrazët.
Viktima për herë të fundit është parë nga familja e tij më datë 3 janar në orën 20 e 10 minuta kur ishte nisur të shkonte në punë.
Ndërsa rreth orës 6 e 35 minuta makinisti i trenit të relacionit Gjevgjeli – Shkup pas nisjes nga Velesi para tunelit të parë pranë hekurudhës ka vërejtur një kufomë të ndarë në disa pjesë.
Rreth këtij rasti MPB nuk ka dhënë më shumë detaje, e as inicalet e viktimës. ndaluar disa persona për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
