Maqedoni

Tripunovski, do të sjellim ndryshime në sektorin e bujqësisë; LSDM, Tripunovski kuadër i Gruevskit

04.01.2020 15:56

Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë Cvetan Tripunovski prezantoi ekipin e tij të këshilltarëve...

Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë Cvetan Tripunovski prezantoi ekipin e tij të këshilltarëve, I cili siç tha ai përbëhet nga këshilli i fermerëve dhe këshilli i ekspertëve të cilët përbëhen nga gjasht anëtarë.
 
Tripunovski tha se ai dhe ekipi i tij prej 12 këshilltarësh do t’i sjellin ndryshimet në sektorin e bujqësisë.                                                                                                             
 
“Funksionijn tim sizëvendësministër plotësues në minsitrinë e Bujqësisë pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave do ta kryej në interes të tërsishëm të bujqve. Bujqit prej sot te VMRO-DPMNE-ja kanë mbrojtës dhe partner që do të punojë në interes të tyre. Duke u udhëhequr nga qëndrimi për krijimin e kushteve më të mira dhe politikave më kualitative bujqësore kam formuar këshillin e bujqve, këshillin e profesorëve ekspert të cilët do të më këshillojnë dhe do të punojnë në interes të bujqve”, u shpreh zëvendësministri plotësues i Bujqësisë Cvetan Tripunovski.         
 
 Zëvendësminsitri Trupunovski njëherit tha se 12 këshilltarët e tij nuk do ti kushtojnë buxhetit asnjë denarë pasi nuk do të paguhen. 
 
Por pikërisht propozimi i Tripunovskit për zëvndësministër të bujqësisë sipas LSDM-së është dëshmi se VMRO-DPMNE i mbetet besnike regjimit, të udhëhequr nga Budapesti. 
 
“Cvetan Tripunovski është kuadër i Nikolla Gruevskit dhe mbetje e regjimit. Me vite Tripunovski ishte pjesë dhe përkrahës i politikave dështuese të VMRO-DPMNE-së në bujqësi, nëpërmjet të cilave shkilej mundi i bujqve. Edhe pas largimit nga pushteti i VMRO-DPMNE-së Tripunovski ka vazhduar jashtë ligjit të manipulojë me bujqit, për çka ishte larguar nga funksioni Këshilltar shtetëror në Minsitrinë e Buqësisë. Kuadri i Gruevskit, Cvetan Tripunovski ishte organizator kryesor i tubimeve të VMRO-së që në mënyrë të rrejshme prezentoheshin si protesta të bujqve, edhe pse mungonin bujqit e vërtetë, ndërsa ishin të pranishëm vetëm anëtarë dhe activist të partisë opozitare”, theksojnë nga LSDM.
 
Sipas kësaj partie ndaj Tripunovskit ka edhe padi penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare duke e dëmtuar minsitrinë me 117.000 euro.
 
Por Tripunovski i mohoi akuzat e LSDM-së të cilat I quajti revanshgizën ndaj njerëzve të opozitës.
 
Për pafajsinë do të dëshmojnë koha dhe procedurat tha zëvendësminsitri Tripunovski. 
 
BESIM ABDULLAI