Botë
Parlamenti spanjoll debaton për përkrahje të propozimit të Sançezit për formimin e qeverisë
04.01.2020 16:18
Parlamenti spanjoll sot fillon debat për përkrahje për propozimin e kryeministrit të përkohshëm Pedro Sançez për formimin e qeverisë së koalicionit...

Partia Socialiste e Sançezit dëshiron të formojë koalicion me partinë ekstreme të majtë “Të bashkuar mundemi”, por për këtë nevojiten vota edhe nga disa parti më të vogla për përkrahje të domosdoshme në Parlament.
Në votimin e parë të caktuar për nesër, nuk pritet që propozimi i Sançezit të fitojë shumicë absolute prej 176 votave, pasi tre partitë e djathta spanjolle veçmë paralajmëruan se deputetët e tyre nuk do të votojnë për këtë.
Megjithatë, socialistët pohojnë se i kanë votat e nevojshme për shumicë të thjeshtë në votim të dytë të martën. Ata mbështeten në vullnetin e mirë të 20-të deputetëve, të cilët u pajtuan të jenë të përmbajtur./mia
