Maqedoni

Qeveria teknike mban mbledhjen e parë, emrohen zv/kryeministrat dhe ministrat pa resor; Zaev: Pres konstruktivitet nga ministrat e VMRO-DPMNE-së

04.01.2020 17:00

Qeveria teknike mbajti mbledhjen e parë ku u caktuan zëvendës kryeministrat dhe ministrat pa resor...

Për dallim nga qeveria politike e Zoran Zaev e cila kishte pesë zëvendës kryeministra, qeveria teknike e Oliver Spasovskit ka një më pak, ndërkaq tek ministrat pa resorë nuk ka ndryshime. Zëvendës kryeministra mbeten Radmilla Sheqerinska, Bujar Osmani dhe Sadulla Duraku.
 
Në vendin e Koço Angjushev erdhi Milla Carovska. Dragi Rashkovski sërisht është emëruar sekretar I përgjithshëm, ndërkaq zëvendës I tij Tahir Hani.
 
Robert Popovski mbetet ministër pa resor I angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparence; Edmond Ademi angazhohet për diasporën, Muzafer Bajram për zbatimin e strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve, Hisen Xhemaili për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarjet e vendit, ndërkaq Zorica Apostollska, Bardhyl Dauti dhe Elvin Hasan për investime të huaja.
 
Në qeverinë teknike VMRO-DPMNE përfaqësohet me  dy ministrat Naqe Çulev, ministër I brendshëm dhe Rashella Mizrahi ministre e punës dhe politikës sociale. Ish kryeministri Zoran Zaev pret konstruktivitet nga ministrat e opozitës.
 
“Unë besoj që ministrat e ri, me propozim të opozitës, do ta kryejnë punën me përgjegjësi dhe profesionalizëm. Fundja syri I qytetarëve dhe demokracia e instaluar në vend është prezente, andaj ministrat me shumë përkushtim do ta kryejnë funksionin e tyre. Më me rëndësi është që të gjithë të marrin kompetencat e tyre dhe të organizojnë zgjedhje fer dhe demokratike ashtu siç i ka hije një shteti anëtarë të NATO-s dhe një vendi që pret datën për çeljen e bisedimeve”, u shpreh lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Qeveria e re teknike ka mandat prej 100 ditëve deri para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit. Detyra e sajë parësore është oragizimi I zgjedhjeve.
 
MERAL ISMAILI