Maqedoni

Llokvenec: VMRO e etur për pushtet, nuk i pengon emri i ri të shtetit; Mickovski: Jemi pjesë e ekzekutivit për të ndryshuar realitetin

04.01.2020 17:21

Social Demokratët kyçjen e VMRO-DPMNE-së në ekzekutiv e cilësojnë si dyftyrësi...

Social Demokratët kyçjen e VMRO-DPMNE-së në ekzekutiv e cilësojnë si dyftyrësi, pasi dy ministrat e tyre pranuan të jenë pjesë e ekzkutiv me emrin e ri kushtetues edhe pse partija e Mickovskit e ka kundërshtuar në vazhdimësi.
 
Sipas partisë së Zaev, VMRO me këtë dëshmoi se po lufton vetëm për pushtet me kartën e patriotizmit.
 
“VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickovski dje dëshmuan se nuk kanë problem me emrin kushtetues kur duhet të bëhen pjesë e ekzekutivit, por I pengon kur shteti duhet të ecë përpara, kur duhet të miratohet ligji për aramtën që është I rëndësishëm për anëtarësimin tonë në NATO. Ministrat nga rradhët e VMRO-së nuk e kishin problem të nënshkruhen dhe të japin deklarata si ministra të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pranuan edhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi. Seanca e djeshme është dëshmi se VMRO-DPMNE po lufton për pushtet duke luajtur me patriotizëm të rrejshëm  dhe dyftyrësi”, u shpreh deputeti i LSDM-së, Hari Llokvenec.
 
Lideri I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski thotë se nga minisrrat nuk është përmendur parapashtesa e emrit të shtetit. Sipas tij hyrja në qeverinë teknike me emrin aktual të shtetit nukë shtë dyftyrësi dhe se ata janë aty për të dnryshuar këtë realitet.
 
“Ne do të ishim dyftyrësh nëse do të injoronim këtë realitet, por ky është hapi I parë drejt rrëzimit dhe  ndryshimit të këtij realiteti dhe në të ardhmen të funojmë mundishëm për këtë. Nëse mendoni se ne do të injorojmë këtë atëherë do të kishim qenë dyftyrësh, ashtu siç bëjnë nga LSDM, të cilët deri dje kishin gojën plotë me prapashtesën ndërkaq tani në profilet e tyre në facebook mbetet vetëm emri Maqedoni”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
Mickovski akuzoi pushtetin për fundosje të ekonomisë dhe rritje të varfërisë duke u bazuar në disa parametra sikurse ulja e të ardhurave publike, investimeve të huaja, GDP-së dhe prodhimit industrial.
 
MERAL ISMAILI