Maqedoni
Lustrohet rektori që ka ndërruar jetë
29.09.2014 16:02
Komisioni për Verifikimin e Fakteve, ka konstatuar se një rektorë i universiteteve të Maqedonisë, tanimë i ndjerë, ka qenë bashkëpunëtorë i shërbimeve sekrete...

I njëjti ka spiunuar kolegët profesorë, si dhe një historian shqiptarë dhe për këtë është shpërblyer.
Emri i këtij spiuni nuk do të bëhet publik, por vetëm dosja pa emër në ueb-faqen zyrtare të Komisionit për Verifikimin e Fakteve, për shkak se ai tanimë nuk është i gjallë.
“Kjo nuk është punë e Komisionit por e Inspektoratit të Punës, të cilët duhet të respektojnë aktet ligjore. Ndërsa vendimi përfundimtarë për të gjithë funksionarët do të shpallet pasi të konstatohet se kush është i gjallë dhe i vdekur, të gjithë ata që janë lustruar dhe është konstatuar se janë bashkëpunëtorë, Inspektorati i Punës duhet të shohë se të njëjtit a i ushtrojnë funksionet e njëjta apo jo dhe të ndërmarrë masa të duhura”- deklaroi zëdhënësi i Komisionit, Predrag Dimitrovski.
Komisioni për Verifikimin e Fakteve, për momentin shqyrton edhe katër dosje, për një ish-konsul në Toronto, ish-drejtor shtetëror të një kompanie për shërbime ajrore, profesorë universitarë nga Strumica, si dhe një ish-drejtori të Shtëpisë së Kulturës në Kumanovë.
AFRIM TANALLARI
