Botë

Nga një pneumoni e panjohur virusale janë infektuar 44 persona në Kinë

04.01.2020 19:51

Autoritet kineze filluan hetim për pneumoninë e panjohur virusale nga e cila janë infektuar 44 persona në qytetin Vuhan, në qendër të Kinës...

Nga numri i përgjithshëm i rasteve deri më tani të konfirmuara, 11 llogariten të rënda.
 
Singapori dhe Hong Kongu i kontrollojnë të gjithë të cilët udhëtojnë jashtë këtyre qyteteve.
 
Në rrjetet sociale publikohen lajme se virusi mund të jetë i lidhur me sindromën e rëndë respiratore akute Sars.
 
Policia në Vuhan kumtoi se tetë persona janë dënuar për përhapjen e lajmeve të rreme në internet.
 
Komisioni shëndetësor, megjithatë, kumtoi se e analizon arsyen për paraqitjen e kësaj sëmundje, ndërsa me këtë rast si arsye të mundshme i thekson gripin, gripin e shpezëve dhe sëmundjet respiratore.
 
Gjithashtu është theksuar se sëmundja bartet përmes kontaktit personal./mia