Botë

Kamboxhia, 36 të vdekur nga shembja e një bujtine

05.01.2020 14:17

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën si dhe 23 të tjerë kanë mbetur të lënduar...

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën si dhe 23 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e shembjes së një bujtine turistike në Kamboxhi.
 
Bujtina e cila ishte në ndërtim e sipër u shemb, kështu duke zënë punëtorët nën rrënoja.
 
“Në mesin e personave të vdekur janë gjashtë fëmijë dhe 14 gra”, thuhet në një deklaratë të autoriteteve duke mos dhënë detaje se përse fëmijët ndodheshin në vendin e ndërtimit.