Australi, 200 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive
Kryeministri Scott Morrison ka thirrur edhe 3000 trupa rezervë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve...

Linja ajrore australiane “Qantas” ka anuluar fluturimet.
Në Canberra cilësia e ajrit është renditur si më e keqja në botë dhe u është kërkuar banorëve të largohen nga shtëpitë. Të paktën 200 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në të gjithë vendin.
Më shumë se 1200 shtëpi janë shkatërruar dhe miliona hektarë tokë janë djegur, ndërkohë që shumë persona janë evakuuar nga shtëpitë.
Pashtu njëftohet se 480 milion kafshë kanë ngordhur si pasojë e zjarrit. Ekspertët janë të shqetësuar se disa specie bimore dhe shtazore janë zhdukur për shkak të zjarreve.
Ndërkohë fondet për zjarret që kanë përfshirë Australinë kanë arritur në 20 milionë dollarë për vetëm 48 orë.
Emergjenca e zjarreve ka nxitur qindra mijëra njerëz që të dhurojnë para për t’i ardhur në ndihmë vendit.
Aktorja australiane Celeste Barber bëri një apel gjatë të premtes në profilin e saj në Facebook për ndihmë lidhur me situatën tejet të vështirë në të cilën është përfshirë Australia.
