Maqedoni

Ministria e shoqërisë informatike, Stamenkovska: Synohet partizim i institucioneve; Këshilltarët e Tripunovskit, LSDM: Janë aktivistë partiak dhe të korruptuar

05.01.2020 15:34

Zëvendës ministrja teknike e Shoqërisë Informatike Nevenka Stamenkovskaka akuzon pushtetin...

Zëvendës ministrja teknike e Shoqërisë Informatike Nevenka Stamenkovskaka akuzon pushtetin se dy muajt e fundit nga dita se kur është mësuar formimi i qeverisë teknike ka shpallur konkurs për 4 mijë 131 vende të reja të punës.
 
Mbi 900 punësime janë paarshikuar në institucionet e qeverisë sikurse ministria e ekonomisë, finansave, bujqësisë si dhe Hekurudhat e Maqedonisë. Stamenkova thotë se pagat për disa vende pune lëvizin nga 40 mijë deri në 60 mijë denarë. Ajo paralajmëron edhe anulim të konkurseve për punësim.
 
“Këto shpallje në formën që janë shpallur për dy muaj nuk janë asgjë tjetër, porpos se korruptim zgjedhor dhe blerjen e paqes në partinë në pushtet. E gjithë kjo do të jetë në kurriz të qytetarëve por edhe në llogari të kuadrit cilësor të cilët do të lihen pas dore. Revizioni që po realizohet do të hetojë gjithë parregullsitë gjatë shpalljes së punësimeve. Atje ku do të ketë përjashtime do të kërkoj anulimin e tyre”, u shpreh zv/ministrja teknike në shoqërinë informatike Nevenka Stamenkovska.
 
Nga LSDM  me kundërakuza se kuadri I VMRO-DPMNE-së në qeverinë teknike është rishfaqje e Gruevizmit. Anëtari i komisonit të bujqësisë pranë LSDM-së, Goce Georgievski akuzoi zëvendës ministrin teknik të bujqësisë Cvetan Tripunovski se me aktivistë partiakë dëshiron të ripërtërijë bujqësinë. Sipas Georgievskit këshilltarët e Tripunovskit interes parësor kanë benifitet personale.
 
“E përbashkëta e të ashtuquajturve këshilltarë është pjesëmarrja e tyre në grupet e punës në ministrisë për krijimin e masave shtesë për subvencione dhe ata i kanë marrë të gjitha subvencionet. Ata ishin organizatorë të protestës partiake para qeverisë, ku administrata partiake, ish drejtorët, anëtarët e këshillave komunalë, kryetarët e komiteteve komuanle të VMRO-DPMNE-së dhe anëtarë eminent partiakë, aktrorin se janë bujq”, theksoi Goce Georgievski nga LSDM.
 
LSDM paralajmëron publikimin e shumave të parave që kanë marrë këta këshilltarë nga subvencionet gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Sipas socialdemokartëve Tripunovski s’mund me këshilltarë të tillë të ripërtërijë bujqësinë përpos se të rinjgjall krimin.
 
MERAL ISMAILI