Maqedoni

Arsimi shqip në RMV, risi të shumta, dhe përshtatje me tregun e punës

05.01.2020 16:13

Universiteti I Tetovës, ai i Europës Juglindore dhe universiteti Nënë Tereza...

Universiteti I Tetovës, ai i Europës Juglindore dhe universiteti Nënë Tereza, për këtë vit akademik ofruan risi të shumta në programet e tyre studimore duke u munduar ti përshtatin të njejtat me nevojat e tregut të punës.
 
Bashkëpunimi i ndërsjellë mes tyre është i një niveli të lartë.  Megjithatë secili prej tyre me programet studimore që ofron dëshiron që të jetë sa më konkurrues dhe me risi që do tërheqin studentët të përzgjedhin drejtimet që për vitin që lame pas kanë   kryesuar jo vertëm për nga interesimi por edhe nga atraktiviteti. 
 
“Ne ofrojmë një program jo si të tjerët program i veçantë jo për vendin tonë po për tërë rajonin  në administrimin e biznesit konkursi i të cilit përfundoi dhe kjo është risia e cila do ta ndjek këtë Universitet edhe përgjatë vitit të ri 2020. Dua të theksoj bashkpunimin e shkëlqyer me shba të përfaqësuesin e së cilës ne e patëm si pararendës në shënimit e jubileut Ambsadorja Bërns, e cila u paraqit me një ekspoze dhe fryma e këtij bashkëpunimi ndikon që ne në vazhdimsi sjellim prograsme të ndryshme që shbatë ofrojnë për ne, duke përfshirë këtu programin Fullbrajt, profesorët tanë janë pjesë e këtij programi ivlp programet e qëndrimit të shkurtër studimor etj”, u shpreh Shefik Shehu prorektor në UNT.
 
Në UEJL këtë vit akademik studentët kanë përzgjedhur fakultetin e biznesit dhe ekonomisë,por rritje ka shënuar edhe fakulteti i shkencave informatike dhe disa programe interdisciplinore të reja.
 
“Këtë vit ne kemi ofruar edhe programe më interdisciplinare siç është it juridike ,shkencat informatike juridike kemi drejtiem të reja të biznesit që janë specifike ndërrmarrësi financa dhe banka por për të kalura në shkenca pastër ekzakte të shkencave të natyrës është vështirë që një universitet që ka kët sistemn të finasimit të tërheq studentë q do studjonin fizikë kimi për shkak numrit të vogël dhe pamjaftësisë kjo mund të vijë në shprehje dhe këtë vit jemi duke menduar të ajpin oferta të reja  për arkitekturë, ndërtimtari dizajn që tregu i punës i dëshiron më shumë”, theksoi rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti.
 
UNT në vazhdimsi punon për paisjen e laboratorëve me standarde në mënyrë që sa më shum student të përfundojnë shkencat teknike dhe teknologjike që janë deficitare në vend.
 
“Me pasurimin edhe të laboratoreve tona sepse cdo vit ata po pasurohen me standardet e duhura për studentët .të cilët tani jo vetëm që realizojnë dimensionin arsimor por edhe shkencor dhe ne kemi filuuar edhe projekte e para të Universitetit nga mjete e parapara që profesorët dhe studentt të merren me kërkime shkencore ,sepse jemi të kycur në rrjetin e projekteve evropiane ku unt me projekte që lidhen kryesisht me fusha teknike”, u shpreh rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani. 
 
Përfaqësuesit e tre Universiteteve  shqiptare shpresojnë se në të ardhmen  do pasurojnë edhe më tej ofertat e tyre ,me qëllim që studentët të kenë në dispozicion studime bashkëkohore dhe punësim të garantuar pas përfundimit të studimeve.
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI