Maqedoni

Nga viti 2020 marketet nuk do të japin qese falas, qeset plastike do të shiten nga 10 denarë

05.01.2020 16:37

Nga 1 janari 2020 pëdorimi i qeseve të plastikës nuk do të jetë falas...

Nga 1 janari  2020 pëdorimi i qeseve të plastikës nuk do të jetë falas, ato do të paguhen nga konsumatori me çmim prej 10 denarësh.
 
Kështu parashihet me ndryshimet e ligjit për menaxhim me mbeturinat. Me këtë pritet të ulet pëdorimi i qeseve plastike dhe të kontribohet në mbrojtje të ambientit jetësor.
 
Qytetarët e anketuar e vlersojn këtë si mase pozitive, por nuk janë shumë optimist në respektimin e saj. Megjithate ka edhe nga ata që thonë se çmimi prej 10 denarësh është i lartë.
 
“Është vendim i mirë ,por ne jemi shtet fukara,s’mundemi për një natë  ta bëjmë, duhet shumë kohë”.
“Shum shtrenjtë është ky çmim, le të bëjnë qese letre kjo mund të bëhet”.
 
“Ne e kemi këtë kulturë edhe nuk e ndërrojmë, dmth edhe 100 den, me ba qesen, ne prapë do e hedhim aty ku e kemi hedh më herët, kot mundohet Qeveria për këto gjëra s’mundet me ndryshu asgjë,vetëm se mundet me ndryshu buxhetin e vet”.
 
“Shtrejtë është për standardin,10 denarë nuk është çmim,ajo është qese nuk është kumedit çfarë,atë shitësi duhet vetë ta japë me vete,e blen mallin ta jep. Normal që është shtrejtë,edhe nuk është mirë edhe për shitësin se konsumatorët do ikin, nuk është problem vetëm tek qesja ka shumë ndotje, tani nuk di ti numëroj ato ndotësit e mëdhenj, nuk është vetëm qesja ndotës ,ajo është punë e vogël, dmth kemi shku në mikro minimumin”, shprehen qytetaret e anketuar.                                       
 
Qytetarët e vendit në nivel vjetor shfrytëzojnë rreth 150 milion qese në vit, madje aktualisht 95 përqind të mbeturinave, qytetarët i vendosin në qese plastike nga marketi apo tregu të cilat në të shumtën e rasteve i marin falas.
 
Në kaudër të masave qeveria, Presidenca, Gjykata Kushtetuese dhe të gjitha organet e tjera shtetërore, kanë vendosur që nga 1 janari 2020 të mos konsumojnë ushqime dhe pije me ambalazhe plastike.
 
GYLTENE SINANI