Maqedoni

VMRO-DPMNE, skenari i zhvatjes a implikon kreun e LSDM-së?; LSDM: E friksuar nga humbja, VMRO po përdor të gjitha metodat jo etike

05.01.2020 17:53

VMRO DPMNE ka kërkaur përgjigje nga kreu i LSDM-së Zoran Zaev...

VMRO DPMNE ka kërkaur përgjigje nga kreu i LSDM-së Zoran Zaev, nga qeveria dhe prokuroria nëse skenari i zhvatjes është përbërë edhe nga zyrtarë të lartët ë LSDM-së.
 
Nga VMRO Pyesin a është përfshirë një profesor shumvjeçar në fakultetin juridik në Shkup, dëshmitari nga jasht, njeriu me përvojë në energjetikë, të cilin Zoran Zaev e tërhoqi nga Beogradi?   
 
“A është e vërtetë se gazetari i implikuar në rrjetin e zhvatjes për të cilin shkruan Gerovski, është gazetari I vetëm me certificate sigurie që I është dhënë të ketë qasje në dosjet e të zhvaturve potencial? A është e vërtetë bashkëpunëtorja, bartëse e aksionit në rrjetin e zhvatjes, bashkëpunëtore e afërt e Zaevit nga kreu I LSDM-së, është e njejta për të cilën u paramendua pozicioni zëvendës nënkryetare e partisë LSDM dhe ka kpucë të dhuruara nga Boki 13?”, u shpreh Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.
 
Ky rrjet sipas VMRO-së shpie deri te koka e oktopodit shfit të mafias shtetërore. Zhvatje është prodhim dhe shtyllë bartëse e qeverisjes së Zoran Zaevit dhe qeverisë së tij theksojnë nga VMRO.
 
Por nga LSDM I quanë të rrejshme pohimet se kreu i kësaj partie Zoran Zaev ose familjarët, apo bashkëpunëtorët e tij të kenë qenë të implikuar në rastin Zhvatje.
 
Këto janë gënjeshtra perfide dhe shpifje thonë nga LSDM.
 
"Është fakt se pikërisht kryetari Zaev e ka paraqitur rastin dhe pikërisht ai kërkon që ky rast të ndriçohet deri në fund. Mediat nën kontroll të VMRO-DPMNE-së që publikojnë gënjeshtra të këtilla të pa vërteta duhet të jenë të vetëdishme se në çdo shtet demokratik dhe juridik siç është Maqedonia e Veriut, jepet përgjgjësi për çdo gënjeshtër dhe shpifje që shprehet me vetëdije. Është e qartë se VMRO-DPMNE dhe Mickovski, duke u përpjekur të zbusin humbjen e 12 prillit, do ti përdorin të gjitha metodat e mundura jo etike, por duhet ta kenë të qartë se edhe ata edhe mediat e tyre që moti janë identifikuar si durimi më i madh i lajmeve të rreme, rasteve të shpikura dhe të konstruktuara", thuhet në reagimin e LSDM-së. 
 
Reagimet e këtilla erdhën pasi portali “Veçer” publikoi informacionin se Boki 13 në dëshminë para prokurores Ruskoska ka thënë se paratë e zhvatjes ua ka dorëzuar disa personave të afërt me Zoran Zaevin.
 
Por këtë e ka përgënjeshtruar prokurorja Ruskoska, e cila ka theksuar se Boki 13 në dëshminë e tij para Vitit të Ri, nuk ka përmendur asnjë emër.
 
Edhe gazetari Branko Geroski në një kolumnë, ka theksuar se nëse të akuzuarit “flasin”, do të mund të mësohet përfshirja në “Zhvatje” e pesë personave të afërt me pushtetin.
 
Ndërkohë Prokurori Publik Lubomir Joveski thot se me vëmendje po I ndjek këto zhvillime dhe u ka bët thirrje të gjithë atyre që kanë çfarëdo prove, ta dorëzojnë atë në prokurori. 
 
BESIM ABDULLAI