Maqedoni

USHT, nënshkruar marrëveshje për themelimin e qendrës për paqe

29.09.2014 17:23

Në Tetovë, sot është nënshkruar Marrëveshje për themelimin e Qendrës për Paqe dhe Menaxhim Transkulturor...

Marrëveshja është nënshkruar mes një bashkëpunimi të USHT-së me Universitetin “Northern Illinois” nga Çikagoja e SHBA-ve dhe Universitetin “Aldo Moro” nga Bari i Italisë. Rektori i USHT-së, prof. dr. Vullnet Ameti, tha se  kjo qendër ka për qëllim avancimin e paqes dhe menaxhimin e konflikteve.
 
“Themelimi i kësaj qendre ka për qëllim avancimin e paqes, menaxhimin e konflikteve dhe mirëkuptimin ndërkulturor në të gjithë botën. Po ashtu, Qendra për Paqe dhe Menaxhim Ndërkulturor do të sigurojë platformë akademike neutrale, në të cilën do të bazohet nxitja e shumëllojshmërisë së diskutimeve, me qëllim të arritjes së paqes përmes modelit të arsimit”- tha rektori i USHT-së, prof. dr. Vullnet Ameti.
 
Edhe dy nënshkruesit nga Universiteti “Northern Illinois” i SHBA-ve dhe Universiteti “Aldo Moro” nga Italia, theksuan se ky është një bashkëpunim mjaft i rëndësishëm midis tri universiteteve nga se tregon dëshirën për të arritur paqen interkulturore.
 
“Është privilegj për Universitetin “North Ilioni”-s të bashkohet me partner dhe institucione mjaftë të rëndësishme të këtij vendi, si Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti i Barit nga Italia. Universitetet tona janë model për studentët tanë, për komunitetet e bashkësitë lokale dhe komunikimit transkulturor dhe paqes. Dëshmojnë se kjo qendër do të bëjë dallime, ku do të shërbejë si urë bashkëpunimi dhe mundësie, e jo si barrierë”- u shpreh rektorja e "Northern Illinois University" – Çikago-SHBA, prof. dr. Lisa C. Freeman.
 
“Mund t’u them se ky është një bashkëpunim mjaft i rëndësishëm midis tri universiteteve, nga se tregon se kemi dëshirë që të arrijmë paqen interkulturore dhe botërore, si dhe ta konkretizojmë paqen nëpërmjet mjeteve të sofistikuara të kërkimeve shkencore të studimeve të instruktimit të brezave të ardhshëm”- theksoi prof. dr. Michele Indellicato nga Universiteti "Aldo Moro"-Bari-Itali.
 
Gjatë ditës së sotme, në USHT po ashtu është bërë edhe prezantimi i Universitetit “Northern Illinois” përpara studentëve dhe stafit akademik të USHT-së.
 
MIFTAR EMINI