Botë

Trupi i gjeneralit të vrarë iranian Sulejmani dërgohet në Iran

05.01.2020 19:25

Trupi i komandantit ushtarak iranian, gjenerali Kasëm Sulejmani, i cili u vra të premten në një sulm të SHBA-së...

Trupi i komandantit ushtarak iranian, gjenerali Kasëm Sulejmani, i cili u vra të premten në një sulm të SHBA-së, sot është dërguar në Iran, ku u prit nga shumë qytetarë.
 
Trupi i tij është sjell me aeroplan në qytetin Ahvaz, në jugperëndim të Iranit. Mediumet iraniane publikuan video në të cilën tregohet si nga aeroplani përcillet arkivoli me trupin e Sulejmanit, i mbështjellë me flamurin iranian deri po këndonte orkestra ushtarake.
 
Mijëra burra të veshur me të zeza marshuan nëpër Ahvaz, transmetoi televizioni shtetëror Autoritetet iraniane e transportuan trupin e Sulejmanit në qytet, që ishte skena kryesore e luftimeve gjatë luftës së përgjakshme mes Irakut dhe Iranit nga viti 980 deri në vitin 1988, në kohën kur gjenerali u theksua.
 
Autoritet planifikojnë ta dërgojnë në Mashab arkivolin me trupin e tij më vonë gjatë ditës së sotme, ndërsa më pas në Teheran dhe Kom të hënën, ku do të organizohen nevojat e varrimit për qytetarët. Të martën do të varroset në qytetin e tij të lindjes, Kerman./mia