Botë
SHBA-ja filloi me transferimin e më shumë se 4.000 ushtarëve në Kuvajt
05.01.2020 19:44
SHBA-ja filloi me transferimin në Kuvajt më shumë se 4.000 ushtarë nga përbërja e divizionit të 82-të...

SHBA-ja filloi me transferimin në Kuvajt më shumë se 4.000 ushtarë nga përbërja e divizionit të 82-të ajror të fluturimit nga baza në Karolinën Veriore.
Kjo ndodh në momentin e rritjes së tensioneve pas vrasjes së gjeneralit iranian Kasëm Sulejmani.
Sipas zëdhënësit të këtij divizioni, koloneli Mark Barns rreth 700 ushtarë janë nisur për në Kuvajt këtë javë. Në radhë janë 3.500 ushtarë amerikanë të cilët duhet të transferohen në ditët në vijim.
Prania e madhe ushtarake amerikane në Lindjen e afërt është rezultat i druajtjes së Uashingtonit nga sulmet hakmarrëse nga Irani pas vrasjes së Sulejmanit./mia
