Kroaci, zgjedhjet presidenciale, Zoran Milanoviç zgjedhet president i ri
Kandidati i Socialdemokratëve kroat, Zoran Milanoviç, do të jetë president i ri i Kroacisë....

Kandidati i Socialdemokratëve kroat, Zoran Milanoviç, do të jetë president i ri i Kroacisë.
Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura këtët të diel në Kroaci, Zoran Milanoviç ka fituar 52.7 për qind, duke lënë prapa presidenten e deritashme, Kolinda Grabar-Kitaroviç, nga partia konservatore Bashkimi Demokratik Kroat, me 47.3 për qind të votave.
Roli i presidentit është kryesisht ceremonial në Kroaci. Presidenti nuk mund t’i vë veton ligjeve, por është komandant i ushtrisë dhe përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare.
Nga1 janari i këtij viti, Kroacia mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, do të mbajë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vjeshtë.
Zoran Milanoviç, i cili ishte kryeministër i vendit nga vitin 2011 deri në vitin 2015, zhvilloi fushatën e tij zgjedhore me premtimin se ai do të luftonte korrupsionin që ai thotë se ishte intensifikuar që kur ai humbi pushtetin dhe konservatorët morën drejtimin e vendit.
