Prishtinë, presidenti Thaçi pret Kurtin për ta mandatuar
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të takohet gjate dites me liderin e Vetëvendosje Albin Kurti....

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të takohet gjate dites me liderin e Vetëvendosje Albin Kurti, si parti e pare fituese në zgjedhjet parlamentare të tetorit.
Takimi në Presidencë bëhet me qëllim që ti jepet mandat drejtuesit të Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re.
Albin Kurti i pati refuzuar tre thirrjet e para të Presidentit Thaçi në 27 dhe 30 dhjetor.
Sipas Kushtetutes në momentin që Presidenti i jep dikujt mandatin për formimin e qeverisë, ky përfaqësues politik ka 15 ditë kohë për të bërë koalicionet e duhura dhe për ta votuar qeverinë në parlament.
Vetëvendosje dhe LDK si dy forcat fituese të zgjedhjeve në Kosovë kishin një marrëveshje paraprake per koalicionim pas zgjedhjeve nese fitojne garen zgjedhore.
