Në Gjakovë protestohet kundër vizitës së pelegrinëve serbë

06.01.2020 11:04

Në qytetin e Gjakovës sikur çdo 6 janar edhe sot po protestohet....

Në qytetin e Gjakovës sikur çdo 6 janar edhe sot po protestohet kundër vizitës së paralajmëruar të pelegrinëve serbë në Kishën Ortodokse në këtë qytet.

“Qe 21 vjet jemi në ankth, jemi në rrugë në pritje. Kemi institucionet tona që nuk kanë bërë asgjë ju kanë lënë brengën dhe lodhjen familjarëve. Apelojmë tek institucionet që të mos të mos i ruajnë karriget por ta ngrisin zërin dhe të jenë burrështetas. Na kanë vrarë e masakruar, na i kanë zhdukur fëmijët”, ka thënë Nysrete Kumnova nga “Thirrjet e Nënave”, njofton Klan Kosova.

“Apelojmë institucionet tona dhe ndërkombëtare që të mos na lënë në rrugë sepse është mëkat i madh. Ta kushtëzojnë Serbinë që t’i kthejë trupat që ndodhen në Serbi, të dënohen kriminelet, ata ta marrin dënimin e merituar”.