Kinë, 40 mijë turistë në festivalin e akullit në Harbin
Një sipërfaqe prej 148 hektarësh në qytetin Harbin të Kinës....

Një sipërfaqe prej 148 hektarësh në qytetin Harbin të Kinës, janë vënë në dispozicion të festivalit më të madh të skulpturave të akullit dhe dëborës.
Eventi grumbulloi si zakonisht në Harbin, turistë të shumtë nga e gjithë bota.Numri i tyre sivjet arriti në 40 mijë vetëm në javëne parë të festivalit.
Në edicionin e 36-të, festivalit iu bashkuan 10.000 punëtorë, të cilët për 15 ditë, shndërruan në vepra arti 170.000 metër kub akull.
Këtë herë, veç kullave, ku me e madhja është 40 metra e gjatë, artistët prezantuan skulpturat e frymëzuara nga mitologjia kineze.
Pjesë e festivalit janë edhe panairet dhe ekspozitat që zgjasin që në ditët e fundit të 2019, deri në tre muajt e parë të 2020, kur edhe festohet vitit i ri kinez.
