Televizori revolucionar i Samsung nuk ka fare kornizë ekrani
06.01.2020 11:37
Samsung prezantoi në CES 2020 televizorin 8K....

Samsung prezantoi në CES 2020 televizorin 8K të shumë përfolur.
Modeli Q950TS nuk ka vetëm rezolucionin e lartë por gjithashtu vendos standarde të reja për ekranet e televizorëve me dizajnin Infinity.
Përveç ekranit me kornizë super të vogël, Samsung thotë se TV është vetëm 15mm i trashë. Në brendësi është një procesor IA “quantum” i cili përshtat videot në rezolucionin 8K.
