Japoni, mbahet parada e zjarrfikësve në Tokio
Tokio bëhet gati për Olimpiadën dhe paraolimpiadën....

Tokio bëhet gati për Olimpiadën dhe paraolimpiadën dhe zjarrëfikësit japonezë treguan se janë gati të sigurojnë qytetin nga cdo sulm i mundshëm terrorist.
Ata demostruan aftësitë e tyre akrobatike në marshin tradicional që mbahet në cdo fillim të vitit të ri.
2100 zjarrfikës e vullnetarë, u bënë pjesë e paradës. Interesante për spektatorët e shumtë ishin akrobacitë mbi shkallët 6 metra të larta.
Zjarrëfikësit janë stërvitur gjatë vitin që lamë pas, për të qenë të aftë të reagojnë në cdo situatë gjatë Olimpiadës verore që sivjet mbahet në Tokio.
Një ekip kundër-terrorit, i ka përgatitur ata për të qenë gati për të ndihmuar në raste lëndimesh nga shpërthimet.
Gjithashtu u prezentuan edhe mjetet e reja motorike me te rrota, që do të vihen në dispozicion gjatë Olimpiadës e që lehtësisht mund të manovrojë në rrugët e stërmbushura me makina.
