320 kompani mbështetje nga FIZHT, Despotovski: Nuk ka keqpërdorim të fondeve

06.01.2020 12:03

320 kompani vendore kanë marrë rreth 750 milion denarë mbështetje nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik gjatë vitit të kaluar....

Drejtor i këtij Fondi, Jovan Despotovski, në një intervistë për Servisin Publik, thotë se shpërndarja e këtyre mjeteve publike është bërë në mënyrë transparente në thirrjet publike dhe kanë fituar kompanitë me biznes planin më të mirë. Thotë se deri tani disa kompani që kanë fituar të hollat kanë filluar me prodhimtarinë e tyre, ndërsa një pjesë tjetër janë nën vëzhgimin e revizorëve të huaj për të parë menaxhimin e parave të dhëna nga Fondi për Investimet, që kanë paraqitur. Despotovski bind se ka pasur raste kur disa kompani kanë shtyrë projektin e realizimit të investimeve, por assesi nuk është evidentuar keqpërdorim të mjeteve të fondit. 
 
“320 kompani vendore shfrytëzojnë mjetet e Fondit për Inovacione. Lirisht mund të them se disa prej tyre kanë filluar me prodhimtarinë e tyre për të cilin kanë aplikuar për mbështetje. Mbikëqyrja e mjeteve tona po bëhet në nivel kuartal. Gjegjësisht nuk e vëzhgojnë shërbimet e fondit, por 2 shtëpitë revizore dhe lirisht mund të them se deri tani nuk kemi pasur as indikacione e as raste për keqpërdorimin e këtyre mjeteve.”,- tha drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski.
 
Despotovski: 15 mln eurot e 2020-s do të ndahen pas zgjedhjeve
 
Vijojnë të jenë të hapura dy thirrjet publike për mbështetjen e kompanive start up dhe zhvillimin teknologjik të kompanive. Despotovski thotë se pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare parashikohen të shpërndahen rreth 15 milion euro tjera për kompanitë vendore. 
 
“Në buxhetin vjetor të Fondit për 2020 për mbështetjen e kompanive kemi parashikuar rreth 15 milion euro, para të cilat do shpërndahen gjatë thirrjeve  publike të këtij viti. Sfidë për ne para organizimit të zgjedhjeve mbetet se nuk do të shpërndajmë mjete financiare, pasi që dëshirojmë të mbetemi jashtë këtij procesi, ndërsa pas muajit maj dhe korrik planifikojmë të fillojmë sërish me shpalljen e  thirrjeve të reja publike.”,- tha drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski.
 
Despotovski thotë se nga praktika e deritanishme e mbështetjes së kompanive vendore është konstatuar se kompanitë që fillojnë biznes në vend nuk hyjnë vetëm në investime për shkak të mbështetjes së Fondit, por se kanë vizion të qartë për t’i rikthyer paratë në të ardhmen. (Rexhep Qamili, TVM2)