Dëbimi i trupave amerikane, Trump kërcënon Irakun me sanksione
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar Irakun me vënie të sanksioneve të ashpra....

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar Irakun me vënie të sanksioneve të ashpra, pasi parlamenti i këtij vendi u ka bere thirrje trupave amerikane që të largohen nga shteti.
Tensionet vazhdojnë të jenë të larta pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani në Bagdad javën e kaluar.
Irani është zotuar se do të “hakmerret ashpër”.Irani heq dore nga zotimet e marreveshjes berthamore.
Soleimani, është konsideruar terrorist nga Shtetet e Bashkuara, derisa ai ka organizuar operacionet e ushtrisë iraniane në Lindje të Mesme.
Mbetjet e trupit të gjeneralit janë kthyer në Iran, në të cilin shumë persona kanë dalë në rrugët e Teheranit për ta nderuar.
Udhëheqësi i ri i forcave elite iraniane, të cilat i ka udhëhequr Soleimani, është zotuar se do ta dëbojë SHBA-në nga Lindja e Mesme.
Sulmi me dron që ka lënë të vdekur Soleimanin, i ka marrë jetën edhe Abu Mahdi al-Muhandis, një figurë e lartë e ushtrisë irakiane, që ka udhëhequr grupin Kataib Hezbollah, i cili përkrahet nga Irani.
