Zjarret në Australi, shiu solli shpresën, rreziku ende nuk ka kaluar

06.01.2020 14:32

Zjarret e mëdha dhe të rrezikshme të cilat e kanë përfshirë Australinë....

Zjarret e mëdha dhe të rrezikshme të cilat e kanë përfshirë Australinë lanë së paku 24 persona të vdekur, ndërsa shkatërruan 2000 shtëpi.

Më shumë se 135 zjarre ende janë aktive në Uellsin e ri Jugor, ku përfshihen edhe 70 prej tyre, të cilat janë nën kontroll.

Autoritetet paralajmëruan se të reshurat e shiut nuk do të shuajnë zjarret më të mëdha dhe më të rrezikshme.

Ndërkohë, Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kanbera dhe konsullata në Melburn informojnë se u qëndron në dispozicion për ndihmë dhe mbështetje të gjithë qytetarëve të RMV-së si dhe mbarë diasporës.

Qeveria e Australisë informon se është e gatshme të paguajë aq sa duhet për të ndihmuar në sanimin e dëmeve të cilat i kanë shkaktuar zjarret vdekjeprurëse. Kryeministri, Skot Morison, deklaroi se Qeveria do të ndajë 1.4 miliardë dollarë amerikane krahas dhjetëra milionëve të premtuara, me qëllim që të ndihmohet vendi për t’u rimëkëmbur.

Morison ka paralajmëruar se zjarret në vend ka gjasa të vazhdojnë edhe gjatë muajve të ardhshëm dhe shtoi se nëse ka nevojë do të sigurohen edhe më shumë mjete.

Edhe Qeveria e RVM-së do të marrë Pjesë në rindërtimin e Australisë, e cila gjithnjë e ka ndihmuar vendin tonë. Qeveria  në seancën e parë do të ndajë mjete për mbështetje për ballafaqim me pasojat dhe renovimin e shtëpive atje.

Foto dhe video të shpërndara në rrjete sociale shfaqin pamjet e 480 milion kafshëve që pësuan nga zjarret e mëdha, numra që bazohen në raportin e organizatës World Wide Fund Nature”.

Në rajonin e Uellsit Jugor në një metër katrorë ka pasur 17.5 gjitarë,20.7 zogj dhe 129.5 zvarranikë. Kangurët kanë gjasa më të mëdha për të mbijetuar, pasi që janë të mëdhenj dhe të shpejtë ndërsa Koalat janë më të rrezikuarat pasi që janë të vogla dhe të ngadalshme. Ato ushqehen me fletë të eukaliptusit e cila përmban vaj lehtë të djegshëm dhe në këtë mënyrë janë dyfish të rrezikuara. Ka shqetësime të mëdha pasi që ka gjasa të jenë shkatërruar lloj të bimëve dhe kafshëve në tërësi. (Leunora Kaliqi, TVM2)