Festime për Buzmin, politika uron për paqe, bashkëjetesë dhe unitet

06.01.2020 14:57

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev....

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka kërkuar gatishmëri edhe nga bashkësitë fetare që të japin kontributin e tyre në tejkalimin e sfidave, duke aloduar se gjatë këtyre 100 ditëve të Qeverisë teknike nuk pritet që institucionet të kenë stabilitetin e duhur, për shkak të dallimeve në mes pozitës dhe opozitës.

“T’i tejkalojmë sfidat me mençuri dhe maturi siç na ka hije si komb dhe si shtet. T’i ndërtojmë vlerat tona fetare si vlera bazë të gjeneratave të cilat do të ndërtojnë një shoqëri tolerante dhe demokratike në shtetin tonë të bukur.”,- tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pohon në urimin e tij  se vlerat tradicionale janë ato që bashkojnë popullin. 

“Vlerat tradicionale janë ato që na bashkojnë si popull, si shoqëri dhe janë vlera që hapin rrugën për një Republikë të prosperuar dhe të suksesshme të Maqedonisë. Krishterimi na mëson në shpresë, shpresë për një të nesërme më të mirë, që me përkushtim mund ta ndërtojmë së bashku për ne dhe brezat e ardhshëm.”,- thuhet në urimin e kryetarit i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.

Urime në prag të Krishtlindjes ortodokse besimtarëve u ka dërguar edhe kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Le të jetë kjo energji forca e cila na prin me mençuri nëpër të gjitha sfidat që i sjell çdo ditë e re, çdo çast i ri. Respekti i ndërsjellë, solidariteti dhe bashkëndjesia, le të jenë përditshmëri e zakonshme për të gjithë ne dhe motiv për krijimin e bukurive plotësuese dhe bërjen e veprave të mira që gëzimi nga dhurimi i kësaj energjie pozitive të jetë i dyfishuar.”,- thuhet në urimin e Xhaferit.

Edhe kryeministri teknik, Oliver Spasovski, ka kërkuar vazhdimin e rrugës drejt paqes dhe qetësisë, drejt sigurisë dhe mirëqenies, duke vazhduar t’i kultivojmë unitetin, respektin, miqësinë, dashurinë e pastër dhe të sinqertë. (Fitim Kryeziu, TVM2)