Maqedoni
“Monstra”, lirohen 4 nga 6 protestuesit e dënuar
29.09.2014 17:55
Lirohen për t’u mbrojtur në liri 4 nga 6 të dënuarit për protestat kundër rastit “Monstra”, për shkak të vonesës së aktvendimit të plotfuqishëm...

Janë liruar Muharem Bardhi, Adem Abdullai, Muharrem Isa dhe Rami Buçi.
4 të akuzuarve u është ndërprerë paraburgimi, i cili nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë në rast se deri në këtë afat ligjor nuk shpaloset aktvendimi final. Dy të akuzuarit e tjerë, Arian Rexhepi dhe Enur Iljazi mbeten edhe më tej në burg.
Pritet që brenda 10 ditësh, Gjykata e Apelit përfundimisht të marrë vendim rreth këtij rasti.
