Maqedoni
Festohet Buzmi, fëmijët me këngë paralajmëruan festën
06.01.2020 15:37
Fëmijët herët në mëngjes me këngë paralajmëruan Buzmin....

Përmes këngës rikujtuan fqinjët për madhështinë e dhurimit. Arra, gështenja, mollë, ëmbëlsira dhe të holla, iu dhurohen kolendarëve të vegjël e kështu tradita kalon nga brezi në brez.
“Ne në këtë mënyrë paralajmërojmë Lindjen e Krishtit.”,- tha një fëmijë.
“Jemi ngritur herët sot dhe kemi kënduar “kolede lede” dhe duke vizituar shtëpitë e besimtarëve mblodhëm para ëmbëlsira, frute etj.”,- theksoi një fëmijë.
“Lumturi, shëndet dhe fëmijëri të lumtur, siç ne i kemi përkujtuar këto festa, të njëjtën ua dëshiroj edhe këtyre fëmijëve, pa problemet që po përjetojmë.”,- theksoi një fëmijë.
Buzmi festohet një ditë para festës së madhe të Lindjes së Krishtit. Para katedrales “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, u mbajt manifestimi tradicional.
“Edhe këtë vit pritem festimet e buzmit si përgatitje për Krishtlindje, ashtu siç na ka hije me lutje dhe falënderim ndaj Zotit, me kumbar dhe bashkërisht me popullin me dëshira për paqe dhe mirëkuptim dhe unitet mes popullit tonë dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë.”,- deklaroi zotri zotri Stefan.
Familjet sonte mblidhen në darkë të përbashkët, e sipas traditës këtë natë nuk shkohet mysafir. Tryeza mbushet plot, asaj nuk duhet t’i mungojë kulaç, as lakrori, në të cilat brenda futet monedhë.
Para fillimit të darkës i zoti i shtëpisë ndan kulaçin apo lakrorin, në aq pjesë sa anëtarë ka familja, plus një pjesë ndahet për Zotin dhe një për shtëpinë. Besohet se atij që i bie monedha do ta ndjekë fati gjatë tërë vitit. Natën e festës në zjarr vendoset një degë buzmi për të sjellë shëndet për të gjithë familjen.
REJHANE BUSHI METAJ
