Botë

Zgjedhjet në Kroaci, Zoran Millanoviq fitoi Presidencën

06.01.2020 17:30

Kandidati i Partisë Socialdemokrate dhe ish kryeministri, Zoran Millanoviq...

Kandidati i Partisë Socialdemokrate dhe ish kryeministri, Zoran Millanoviq, fitoi zgjedhjet presidenciale në Kroaci, duke lënë prapa  kundërkandidaten, Kolinda Grabar Kitaroviq, me një dallim mbi 100 mijë vota. Millanoviq tha se do t’i mbajë premtimet e dhëna për popullin e vet, ndërsa shtoi se do të kujdeset që qytetarëve t’ju sigurojë standard më të mirë evropian dhe të ndalë migrimit e të rinjve. Milanoviç për disa vite ka qenë edhe këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për çështjet e integrimit.
 
“4 milion qytetarë kërkojnë vendin e tyre afër diellit. Kërkojnë vendin në Evropë. Edhe pse atje ka shumë probleme përsëri vendin dhe kontinentin më të mirë për jetë e kërkojnë në Evropë.”,- tha presidenti i zgjedhur i Kroacisë, Zoran Millanoviq.
 
Grabar Kitaroviq përshëndeti qytetarët që mundësuan transfer demokratik të pushtetit.
 
“I jap dorën Millanoviqit. Për këtë jemi këtu. Mund të dëshmojmë  se tranferi i pushtetit mund të bëhet në mënyrë civile.”,- tha kryetarja në largim, Kolinda Grabar Kitaroviq.
 
Edhe Komisioni Evropian përshëndeti fitoren e Milanoviqit dhe shprehet i gatshëm për bashkëpunim. 
 
“Këto zgjedhje vijnë në kohë të rëndësishme kur Kroacia ka marrë presidencën me BE-në dhe kryetarja e KE-së është e gatshme për bashkëpunim me kryetarin e zgjedhur kroat.”,- tha zëdhënësi i KE-së, Erik Mammer.
 
Të enjten dhe të premten kryetarja e KE-së, Ursula Von Der Leyen, do të qëndrojë në Zagreb për të takuar krerët shtetërorë kroatë dhe t’i urojë personalisht fitoren presidentit të ri, njoftojnë nga Komisioni Evropian. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU