Botë

Dita e Ujit të Bekuar në Shqipëri, në garë për kryqin në temperatura minus

06.01.2020 19:07

Në të gjithë Shqipërinë është kremtuar këtë të hënë festa e besimit ortodoks, e njohur si Dita e Ujit të Bekuar...

Banorët, pavarësisht besimit, e kanë shfrytëzuar këtë ditë për t’u bërë pjesë e riteve të kësaj ngjarjeje të shënuar.
 
Në Korçë, Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër e Vlorë dhjetëra të rinj sfiduan temperaturat dhe ujin e ftohtë dhe u zhytën në ujë për të nxjerrë kryqin e bekuar.
 
Kapja e kryqit cilësohet si një bekim i madh për fituesin. Më pas, besimtarët kanë qëndruar në radhe për të marrë një sasi uji, si simbol mbarësisë për Vitin e Ri kalendarik.
 
LULJETA NDOKA