Botë

Parlamenti irakian miratoi rezolutë, sipas së cilës ushtarët amerikanë duhet ta braktisin vendin

06.01.2020 20:53

Parlamenti irakian sot miratoi rezolutë, me të cilën i bëhet thirrje Qeverisë në Bagdad që të kërkojë nga trupat amerikane që përgjithmonë ta braktisin vendin...

Parlamenti irakian i bëri thirrje Qeverisë që të heqë dorë nga “thirrja për ndihmë të dërguar deri te koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja”.
 
Rezolutat e Parlamentit, për dallim nga ligji, nuk janë të obligueshme për Qeverinë, por besohet se kjo me siguri do të merret parasysh.
 
Siç u paralajmërua, në seancën e jashtëzakonshme mori pjesë edhe kryeministri irakian, Adel Abdul Mahdi, i cili e inicoi rezolutën.
 
“Edhe krahas vështirësive të brendshme dhe të jashtme që i kemi, ky është vendimi më i mirë për Irakun”, tha Abdul Mahdi.
 
Vendimi është marrë pas vrasjes së gjeneralit iranian Kasim Sulejmani, nga një sulm ajror amerikane në afërsi të aeroportit në Bagdad./mia