Botë

Gjermania tërheq trupat nga Iraku

07.01.2020 10:21

Gjermania do të tërheqë disa prej trupave të saj të vendosura në Irak si pjesë e koalicionit anti ISIS...

Gjermania do të tërheqë disa prej trupave të saj të vendosura në Irak si pjesë e koalicionit anti ISIS, deklaroi Ministria gjermane e Mbrojtjes, pas vrasjes nga SHBA të komandantit iranian të Forcave Kuds, Qassim Soleiman.

“Të 30 ushtarët e vendosur në Bagdad dhe Taji do të transferohen në Jordani dhe Kuvajt”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes duke shtuar se tërheqja “do të jetë e menjëhershme”.

Pas atentatit ndaj Soleimanit janë rritur tensionet në Iran. OKB ka bërë thirrje shteteve të mos përshkallëzojnë situatën, që paraqitet e rëndë.